VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CENSURË PËR SHKAK TË SHAKASË MBI DIVORCIN E PUTINIT

E Shtunë, 06.08.2013, 07:51pm (GMT1)



Një prezantues në një nga kanalet televizive shtetërore të Rusisë tha se stacioni ka hequr një emision, për shkak të shakave që përmbante në lidhje me njoftimin befasues për divorcin e presidentit Vlladimir Putin.

Vladislav Sorokin, një prezantues në televizionin publik OTV, tha programi i tyre "The Social Network", është hequr nga transmetimi për shkak të një parodie, ku ishte krijur një profil i Putinit në internet për të kërkuar takime përmes internetit pas divorcit.

Sokorin shkruajti në rrjetin e tij social, Facebook, se ai me bashkë-autoren e emisionit Yekaterina Voronina, planifikojnë që të lënë shfaqjen që transmetohet mbrëmjeve.

Drejtori i përgjithshëm i OTV-së, Anatoli Lysenko ka mohuar se programi është tërhequr për shkak të censurës. Lysenko tha se "E tëra është gënjeshtër, asgjë nuk është mbyllur."

Në një paraqitje televizive të enjten, Putin dhe gruaja e tij prej 30 vjetësh, Lyudmila, njoftuan se do të divorcohen.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.