VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUPERT MURDOCH DIVORCOHET NGA E SHOQJA - BUKUROSHJA WENDI DENG (Fotogaleri)

E Premte, 06.14.2013, 07:46am (GMT1)



Voal-online - NEW YORK - Rupert Murdoch ka kërkuar divorcin nga Wendi Deng Murdoch. Lajmin e ka bërë të ditur Deadline Hollywood, duke përmendur disa dokumente të ndryshme të depozituara në Gjykatën e Nju Jorkut.

Ende nuk jepen hollësi të tjera se çfarë përmbajnë këto dokumente.

Për magnatin e mediave në krye të News Corporation, Rupert Murdoch, Wendi Deng ishte gruaja e tretë. Ishin martuar më 1999 e kanë dy fëmijë. Lajmin e ka dhüenë e para Wall Street Journal. Wendi Deng, 44 vjeçe, me kombësi kineze ka fituar famë sepse kishte goditur me shuplakë një kundërshtar që kishte kërcënuar t'ia përplaste një tortë në fytyrë burrit të saj gjatë një seance dëgjimore parlamentare në Britaninë e Madhe lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike.

















www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.