VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MADONNA - JAM NËNË STRIKTE, VAJZËS SAPO I BLEVA iPHONE, DJALI NUK KA CELULAR

E Djelë, 06.23.2013, 07:22am (GMT1)



Mund të jetë Mbretëresha e Po-it,por Madonna ka të njëjtat probleme si të gjithë prindërit e zakonshëm. Këngëtarja 54-vjeçare ka zbuluar në një emision televiziv amerikan shqetësimet në lidhje me fëmijët e saj.

Gjatë promovimit të dokumentarit "Madonna: The MDNA Tour", ajo foli për vajzën 16-vjeçare Lourdes dhe djalin 12-vjeçar Rocco.

"Jam një nënë strikte. Vetëm para pak kohësh i bëra dhuratë vajzës një iPhone, ndërsa djali ende nuk ka celular. Gjithsesi, që kur i bleva iPhone, vajza nuk më flet më. Është në një periudhë që po rritet shpejt, por për mua mbetet vajza ime e vogël", tha këngëtarja.

Në lidhje me djalin e saj, Madonna deklaroi: "Është zgjatur shumë, i kanë dalë qimet në fytyrë dhe fikson të pasmet e vajzave. E tmerrshme..."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.