VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rendi Kueid dhe e shoqja arrestohen se nuk paguan hotelin
E Djelë, 09.27.2009, 01:42pm (GMT1)

 

Voal-online Aktori Randy Quaid dhe e shoqja Evi u arrestuan të entjen pas një padie se ata nuk paguan një faturë hoteli prej më shumë se £10 000.

Departamenti i Sherifit të kontestë Santa Barbara thanë se veprimi është bërë në fillim të shtatorit në një hotel të Kalifornisë dhe urdhërarresti për çiftin u lëshua në kuadrin e një hetimi kriminal.

Akuzat për grabitje, zhvatje dhe shmangie ndaj hetimeve përbëjnë një shkelje që kërkon pagesën e garancisë $20 000 për secilin, sipas zëdhënësit të Sherifit, i cili shtoi se detektivët nuk kishin arritur deri tani ta merrnin në pyetje aktorin.

Uebsajti i famozëve TMZ njoftoi se çifti u arrestua në Marfa, Teksas, nga zëvendësit e Sherifit të kontesë. Aktori 58 vjeçar dhe e shoqja modele u liruan pasi paguan nga £20 000.

Quaid, vëllai i madh i aktorit Denis Quaid, ka luajtur në një varg të gjatë filmash të vlerësuar me çmime, ndër të cilët "Brokeback Mountain" me çmimin Oskar.

(http://www.reuters.com) (http://www.tmz.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.