VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BERLUSCONI U SHPALL FAJTOR PËR RASTIN ME MINORENEN

E Martë, 06.25.2013, 05:58am (GMT1)



Një gjykatë italiane e ka shpallur fajtor ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për abuzim të pozitës në një rast të prostitucionit me të mitur.

Vendimi i gjykatës në Milano ia ndalon Berlusconit mbajtjen eventuale të ndonjë zyreje politike, por ish-kryeministri ka të drejtë ankese.

Gjykata ka gjetur se Berlusconi kishte paguar për seks me ish-vallëzuesen e një klubi të natës, Karima El Mahroug, kur ajo i kishte më pak se 18 vjet, dhe për shkak të abuzimit të pozitës së tij për ta mbrojtur atë.

Ky proces dyvjeçar e ka tronditur Italinë dhe ishte i fokusuar në dyshimet për seancat e seksit "bunga bunga" të miliarderit Berlusconi, në shtëpinë e tij private për pushim jashtë Milanos, derisa ishte kryeministër në vitin 2010.

Berlusconi, 76 vjeçar, që mund të ballafaqohet me gjashtë vjet burg, nëse vendimi bëhet fuqiplotë, i ka hedhur poshtë keqbërjet.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.