VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REGJISORI GEORGE LUKAS MARTOHET ME TË FEJUARËN E TIJ TË SHUMË VITEVE

E Mërkurë, 06.26.2013, 08:19am (GMT1)




Voal-online - LONDËR (Reuters) - Regjisorë të famshëm, adhurues e madje Darth Vader e uruan krijuesin e "Star Wars" George Lucas të martën për martesën me të fejuarën e tij të shumë viteve Mellody Hobson në fermën e tij Skywalker në Kaliforni.

Lucas, 69 vjeç, ka qenë martuar edhe një herë tjetër, me Marcia Griffin, editore filmash. Ai ka tre fëmijë të birësuar.

Kjo është martesa e parë për 44 vjeçaren Hobson.

"Star Wars" u bë një fenomen kulturor, duke sjellë personazhe si Luke Skywalker, Princesha Leia dhe Darth Vader, dhe shprehje si "May the force be with you" (qoftë forca me ju), duke u bërë kulturë popullore.

Gjashtë filmat me këtë temë kanë arkëtuar më shumë se $4.4 miliardë në gjithë botën.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.