VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Klo Kardashian është martuar!
E Hënë, 09.28.2009, 11:30am (GMT1)

 

Voal-online Në atë që quhet finale elegante e marrëdhënies së tyre disamujore, Khloe Kardashian u martua me lojtarin e Los Angeles Laker, Lamar odom, të dielën në një banesë private  në Beverly Hills. Kështu bën të ditur revista People.

Në orën 5:12 pasdite, Kardashian, 25 vjeçe, shkoi në altar me një fustan të firmosur nga Vera Wang, në krahët e njerkut të saj, Bruce Jenner, me motrat Kim dhe shtatzënën Kourtney.

 

Në dasmë ishin edhe gjysmëmotrat Kendall dhe Kylie Jenner, aktoret (dhe motrat binjake) Khadijah dhe Malika Haqq si dhe aktorja Lauren London.

Mjedisi ishte rregulluar për një episod të ardhshëm të serialit reality show të televizionit E!, Keeping Up With the Kardashians. Ishin 250 dasmorë mes tyre producentët e reality showt Ryan Searest dhe Kelly Osbourne, kolegu i Odom, lojtari Kobe Bryant, me të shoqen Vanessa, si dhe personalitetet televizive Chelsea Handler, Lara Spencer, Brittny Gastineau e Lala Vazquez.

 

Dasmorët filluan të vinin një orë më herët për një pritje paramartesë. Një orkestër dhjetinstrumetëshe luajti gjatë ceremonisë. Lulet e dasmës ishin të gjitha të bardha.

(http://www.people.com/people)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.