VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARJA JESSICA SIMPSON SJELL NË JETË NJË DJALË

E Hënë, 07.01.2013, 04:19pm (GMT1)




Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Këngëtarja dhe dizajnerja e modës Jessica Simpson solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë me emrin Ace Knute, në një spital të Los Anxhelosit të dielën.

Simpson, 32 vjeçare, dhe i fejuari i saj, ish futbollisti Eric Johnson, kanë edhe një vajzë, Maxwell Drew, e cila lindir në maj May 2012.

"Ace Knute (shqiptuar Ka-nute) Johnson ka arritur! Mamaja dhe foshnja janë mrekulli," tha zëdhënësja e saj për revistën Us Weekly. "Jessica, Eric e Maxwell mezi presin ta kenë mes tyre pjesëtarin e ri të familjes."

Simpson, e cila ka luajtur edhe në filmin e vitit 2005, "The Dukes of Hazzard", është e fejuar me Johnson nga nëntori 2010.

Ajo ishte një adoleshente yll e muzikës pop dhe luajti role kryesore në një TV reality show me burrin e saj të atëhershëm Nick Lachey, një pjesëtar i grupit muzikor të djemve 98 degrees. Ata u divorcuan pas tri vitesh martesë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.