HALLE BERRY DHE OLIVIER MARTINEZ - GATI PËR MARTESË!
E Enjte, 07.11.2013, 04:01pm (GMT+1)
Voal-online - Halle Berry e Olivier Martinez janë gati të thonë "po!" Çifti, që e shpalli fejesë në 2012, është duke planifikuar të martohet këtë fundjavë, tha një burim për PEOPLE. Ata morën avionin për në Paris të martën me vajzën 5 vjeçare të Berryt, Nahla. Ndërsa zërat thonë se ata ndoshta nga Parisi nuk i dihet nga do t'ia mbajnë, gjithçka mbetet mister. Ata e kishin vendosur prej kohësh martesën në stinën e verës.
Berry, 46 vjeçe, dhe Martinez, 47, të cilët presin fëmijën e parë, vijnë shpesh në Qytetin e Drtihës. Herën e fundit ishin në Champs-Elysées Film Festival në mes të qershorit, ku parisiani Martinez shpalli se ata do të bëhen me djalë. "Im bir do të jetë amerikan," tha ai për PEOPLE.
www.voal-online.ch
|