VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HALLE BERRY DHE OLIVIER MARTINEZ MARTOHEN NË FRANCË

E Hënë, 07.15.2013, 06:15am (GMT1)



Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Aktorja amerikane Halle Berry dhe aktori francez Olivier Martinez u martuan në fundjavë në Francë, njoftoi zëdhënësja e saj dje.

Berry, 46 vjeçe, fitues e çmimit Oskar si aktorja më e mirë për filmin e vitit 2001 "Monster's Ball" është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit. Ata shpallën fejesën në fillim të vitit të shkuar.

Berry dhe Martinez, 47, i cili luajti në "Unfaithful" dhe "Dark Tide", këtë të fundit me Berry, u martuan në një kështjellë në Vallery, Francë, në prani të familjes dhe miqve.

Kjo është martesa e tretë për Berry, e cila u divorcua nga bejsbollisti David Justice dhe këngëtari Eric Benet dhe ka një vajzë me Gabriel Aubry. Martinez nuk është martuar asnjëherë më parë. Ai ka pasur një lidhje romantike me këngëtaren Kylie Minogue.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.