VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Madona: Më mirë të hidhem poshtë trenit se të martohem prapë
E Premte, 10.02.2009, 09:14am (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Madonna, mysafire në emisionin David Letterman Show, ka hyrë në skenë në krahët e një grupi lojtarësh të hokejit dhe e ka përfunduar praninë e saj duke ngrënë një picë. Këngëtarja, dy herë e martuar më parë dhe tani e fejuar me Jesus Luz, i ka thënë Letterman-it se "do të parapëlqente të hidhej poshtë trenit se të martohej prapë".

 

Madonna ka qenë e martuar për katër vjet me aktorin Sean Penn dhe tetë vjet me regjisorin britanik Guy Richie, duke kaluar shumë kohë në Londër. Diva, në paraqitjen e saj të tetë në show-n e Letterman, ka pranuar se së paku një herë në të kaluarën ka tymosur një cigare marihuanë para se të hynte në skenë: "Po nuk e kam thithur," ka shtuar.

 

Letterman, pasi ka marrë vesh se mysafirja e saj (e njohur për dietën e rreptë) nuk kishte shujuar kurrë një picë Nju Jorku, e ka përfunduar emisionin në picerinë pranë studios televizive pasi kishte urdhëruar një "picë pa djathë dhe me kokkra të zeza ulliri". Para se të hynte në skenë këngëtarja, Letterman i kishte thënë publikut: "Kam një lajm të mirë, sot Madonna do të adoptojë dikë prej jush."  (http://www.ansa.it)

          

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.