VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Times - GRUAJA E RUPER MURDOCH MERR AVOKAT TË RI NË RASTIN E DIVORCIT

E Martë, 07.30.2013, 09:19am (GMT1)



Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Gruaja e shefit ekzekutiv të News Corp Rupert Murdoch, Wendi Murdoch, ka marrë avokatë të ri. Ky veprim tregon se procedurat e divorcit të tyre do të kërkojnë shumë kohë, raportoi dje New York Times.

Murdoch, 82 vjeç, e kërkoi divorcin në qershor. Ai u martua me Wendi Deng, 44 vjeçe, më 1999. Ishte martesa e tretë e tij dhe martesa e dytë e saj. Ata kanë dy vajza të vogla.

Gazeta thotë se Deng ka marrë William Zabel, një avokat i trsuteve dhe pasurive të patundshme në New York, i cili ka përfaqësuar shumë gra të pasura, përfshirë Jane Beasley Welch, ish grua e ish shefit ekzekuttiv të General Electric, John Welch.

Një zëdhënës i Deng, Christopher Giglio, ia pohoi gazetës New York Times lajmin, por nuk pranoi të bënte komente.

Firma ligjore e Zabel, Schulte Roth & Zabel LLP, nuk iu përgjigj interesimit të Reuters.

Deng ka pasur avokate Pamela Sloan, shefe e seksionit të Family Law e New York State Bar Association.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.