VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
RAPERI 50 CENT MUND TË DËNOHET DERI ME PESË VJET BURG E Hënë, 08.05.2013, 04:02pm (GMT1) Këngëtarit të muzikës rep, 50 Cent i është lexuar sot aktakuza kundër tij me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën dhe i ka dëmtuar apartmentit të saj. Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën. Nëse shpallet fajtor, këngëtari i hitit, "In Da Club", mund të dënohet deri me pesë vjet burg dhe gjobë prej 46 mijë dollarëve. Ish e dashura e tij i ka thënë policisë së gjatë një fjalosje që ka ndodhur më 23 qershor, këngëtari ka filluar që t'ia shkatërrojë pronën e saj në Liqenin Toluca, para se ajo të mbyllej në dhomën e gjumit. Ajo më pas ka thënë se këngëtari e ka shkelmuar derën e dhomës dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime. Policia vlerëson se dëmi i shkaktuar pronës së ish të dashurës së 50 Cent shkon deri në 7100 dollarë. Ajo i ka thënë policisë së ka qenë në lidhje tre vjeçare me këngëtarin në fjalë, me të cilin e ka edhe një fëmijë. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |