VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRISTEN STEWART DHE ROBERT PATTINSON PËRSËRI ÇIFT?

E Premte, 08.09.2013, 07:47am (GMT1)


Voal-online - Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë parë së bashku përsëri. Pas ndarjes në maj të yjeve të 'Twilight', duke i dhënë fund fejesës katërvjeçare, Stewart është parë duke dalë nga apartamenti i Pattinson në Los Anxhelos.

Pattinson u nda nga Stewart për shkak të lidhjes së saj me regjisorin Rupert Sanders. Aktori pastaj pati një aferë me miken e tij të fëmijërisë Riley Keogh, mbesë e Elvis Presleyt. Mediat atëherë patën vëne¨bast se kjo dashuri do të zgjasë. Më vonë, ai u përfol për aktoren Sarah Gadon, me të cilën luajti në 'Maps to the Stars'.

Stewart nga ana e saj u lidh me ish të dashurin e Katy Perrys, Travie McCoy, këngëtarin e grupit Gym Class Heroes. Mediat nuk kishin raportuar për ndonjë krisje në marrëdhëniet e tyre. Prandaj lidhja e sërishme mes Pattinson dhe Stewart, nëse ka diçka të vërtetë, duket se i ka zënë ato në befasi.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.