VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRESTOHET PRAP KËNGËTARI DMX

E Mërkurë, 08.21.2013, 06:34pm (GMT1)


Policia amerikane ka njoftuar se 42 vjeçari DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, ka qenë pasagjer në një kamion që është ndaluar të martën për marrjen e një kthese ilegale.

Zyrtari i policisë, Jim Holcombe, ka thënë se "oficerët e policisë e kanë arrestuar Simmons pasi e kanë kuptuar se ai e ka një urdhër të shquar për vozitje nën ndikim", raporton Associated Press.

Policia gjithashtu ka gjetur marihuanë, ndërsa Simmons dhe shoferi janë akuzuar për posedim të thjeshtë.

Vitin e kaluar, DMX është arrestuar pasi i ka dhënë makinës pa licencë.

Lista e hiteve të këngëtarit që kanë nisur nga fundi i viteve të 90-ta përfshijnë, "Party Up (Up in Here)" dhe Get at Me Dog".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.