VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VICTORIA BECKHAM - JA PSE UNË NUK QESH

E Premte, 08.23.2013, 08:57pm (GMT1)




Londër, 23 gusht Ndonëse para disa ditësh patëm rastin ta shohim Victria Beckham me buzëqeshje në fytyrë, por falë bashkëshortit të saj futbollistit David Beckham, i cili e postoi në Facebook foton me buzëqeshje të bashkëshortes së tij, Victoria njihet si personalitet i showbizit që pothuaj kurrë nuk qeshet, kurse ajo për këtë ka dhënë edhe një shpjegim.

"Fotografët më ndjekin dhe bëjnë foto e incizojnë vazhdimisht, andaj mendoj që do të ishte nga pak e çuditshme që unë të qesh tërë kohën sa ec rrugës", thotë Victoria 39 vjeçare.

Ish-këngëtarja e grupit shumë popullor të dikurshëm Spice Girls shtoi se është shumë e kënaqur me pamjen e saj, megjithë vërejtjet se është gjithnjë e mërrolur.

"Fare nuk dua të dukem si një 25 vjeçare. Kam 39 vjet dhe nuk kam kurrëfar problemesh me këtë", tha Victoria.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.