VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MICHAEL DOUGLAS DHE CATHERINE ZETA-JONES SË SHPEJTI DO TË DIVORCOHEN

E Martë, 08.27.2013, 07:59am (GMT1)




Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones së shpejti do të shpallin lajmin lidhur me divorcin e tyre.

Kjo u njoftua nga gazeta "The Daily Star". Sipas burimit të informacionit të gazetës, fillimi i procesit të shkurorëzimit do të shpallet nga vetë Douglas.

Në bazë të informatave në dispozicion, duket se iniciatori i divorcit është pikërisht Douglas. Shkaku për të cilin ai vendosi të ndahet me gruan nuk dihet. Përfaqësuesit ligjorë të aktorit kanë refuzuar të komentojnë mbi këtë temë.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones konsiderohej si një prej çifteve më të forta në Hollywood. Ata u martuan në nëntor të vitit 2000. Gjatë martesës së tyre ata u bënë me një djalë dhe një vajzë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.