Sunday People, PIPPA MIDDLETON MARTOHET NË PRANVERË - ME TË FEJUARIN BANKIER SEKRET
E Djelë, 09.01.2013, 04:17pm (GMT+1)
Voal-online - Pasi u bë shoqëruesja më e famshme e Mbretërisë së Bashkuar duke mbajtur bishtin e fustanit të motrës Kate, në pranverë do të jetë vetë Pippa Middleton që do të shkojë në alterin e martesës me një bankier, Nico, me të cilin ishte fejuar në fshehtësi.
Këtë e ka vënë në ballinën e parë Sunday People, duke e marrë lajmin nga miq të afërm të çiftit. Një e dhënë që i është besuar specialistit të çështjeve mbretërore të Skynews, Paul Harrison, i cili mendon se lajmi zyrtar mund të bëhet i ditur të premten.
www.voal-online.ch
|