VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIM KARDASHIAN PËRSËRI BIONDE

E Shtunë, 09.07.2013, 10:39am (GMT1)




Los Angeles - Është bërë nënë për herë të parë në muajin qershor, pasi lindi një vajzë, së cilës i vuri emrin North West (Veri Perëndim), dhe duket se me rolin e ri Kim Kardashian ka vendosur të përshtasë një pamje të re.

Kim 32-vjeçare ka lyer flokët në ngjyrë të verdhë duke u ndarë nga ngjyra e errët me të cilën jemi mësuar ta shohim, transmeton AS njoftimin. Kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian bëhet bjonde. Një look të tillë ia kemi parë në vitin 2009, kur mori pjesë në ''Teen Choice Awards''.

Mendohet se Kim Kardashian ka humbur rreth 15 kilogramë që nga lindja, por veshja që kishte zgjedhur për të dalë në publik nuk lejonte të dukeshin format e paslindjes.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.