VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MILEY CYRUS DHE LIAM HEMSWORTH NDAHEN PAS KATËR VITESH FEJESE

E Mërkurë, 09.18.2013, 10:45am (GMT1)


Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Këngëtajra e aktorja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth i kanë dhënë fund fejesës të tyre, thanë zëdhënësit e të dyve të hënën, duke i vërtetuar zërat që ishin përhapur prej muajsh se marrëdhëniet e çiftit shkojnë keq e më keq.

Cyrus, 20, dhe aktori i "Hunger Games", Hemsworth, 23 vjeç, u ndanë, por nuk treguan asnjë arsye.

Në fundjavë, Cyrus u largua si mike e Hemsworth në rrjetin social Twitter, çka krijoi shpërthim raportesh në media.

Cyrus u njoh me aktorin australiane Hemsworth më 2009 në sheshin e xhirimit të filmit "The Last Song," ku ata luanin roln e dy të dashuruarve. Ata shpallën fejesën qershorin e vitit të shkuar.

Ish yll e Disney Channel, Cyrus, e cila u bë e famshme si akore kryesore në "Hannah Montana," është përpjekur të triumfojë ndaj famës së saj si idhul i adoleshentëve përgjatë vitesh.

Ajo doli në kryetitujt e mediave javën e shkuar për daljen tejet provokative në skenë në MTV Video Music Awards para daljes së alubimit të ardhshëm, "Bangerz".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.