VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GEORGE SOROS MARTOHET PËR TË TRETËN HERË

E Shtunë, 09.21.2013, 06:37am (GMT1)


Voal-online - NEW YORK, 21 SHTATOR - Miliarderi George Soros, 83 vjeç, martohet për të tretën herë. Soros e merr për grua në këto orë Tamiko Bolton, por festimet do të behen pas tri ditësh.

Vendi ku do të bëhet dasma është Bedford, prona afër qytetit New York të cilën financieri amerikan me prejardhje hungareze e ka blerë në vitin 2003. Në program është një darkë për më shumë se 500 dasmorë, pasuar nga një brunch.

Veshja e nuses është nga Reem Acra, veshjet e të cilit kanë sfiluar tashmë në qilimin e kuq me Angelina Jolie e Jennifer Lopez.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.