VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RICHARD GERE NDAHET NGA GRUAJA E DYTË PAS 11 VITESH MARTESË

E Mërkurë, 09.25.2013, 03:55pm (GMT1)



Aktori Richard Gere dhe gruaja e tij Carey Lowell, ish-modele janë ndarë dhe po planifikojnë divorcin.

Sipas New York Post, çifti i martuar prej 11 vitesh kanë kohë që po jetojnë të veçuar me pretendimin për të reflektuar rreth lidhjes së tyre.

Cifti, i cili ka dhe një djalë 13-vjeçar arriti në këtë vendim për shkak të mënyrës së jetesës që kishin zgjedhur të bënin.

Richard Gere, 64 vjeç pëlqen jetën e qetë, ndërsa vajza që ka luajtur dhe një episod të James Bond është fanse e jetës me ngjarje të mëdha dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Çifti në fakt rrallë e më rrallë janë fotografuar bashkë. Që prej nëntorit të vitti 2002, hera e fundit ishte këtë vit në Janar, kur u ndanë çmimet e Golden Globes.

Çifti i njoh në vitin 1995 pas divorcit me supermodelen Cindy Crawford, me të cilën qëndroi i martuar nga viti 1991 deri në vitin 1995.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.