VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vanity Fair, FRANCESCA - ISHA MINORENE KUR MË SHKREPI NË KOKË BERLUSCONIN

E Enjte, 09.26.2013, 07:39am (GMT1)



ITALI - "Isha ende minorene kur m'u shkrep në kokë për të", nis rrëfimin e saj Francesca Pascale në një intervistë të dhënë për revistën "Vanity Fair".

E fejuara e Bersluskonit, ka treguar se në kontaktin e parë me ish-kryeministrin italian, i fiksuar më 5 tetor 2006, i ka kërkuar menjëherë nëse mund t'i linte numrin, madje i ka kërkuar edhe numrin e tij. Kërkesë së cilës Berluskoni i është përgjigjur me fjalët :" Je e pamëshirshme".

27-vjeçarja Pascale ka folur hapur edhe për reagimin e prindërve të saj: "Nëna më thotë që e admiron edhe ajo Berlusconi-n, por më përsërit që ai mund të ishte babai im". 27-vjeçarja thotë se propozimin për martesë ia ka bërë Silvios që pas sulmit në sheshin Duomo, por përgjigjja e tij kishte qenë negative.

"As që bëhet fjalë, më tha. Je tepër e re dhe unë s'mund të të jap të ardhmen që meriton", thotë vajza italiane e vendosur në qendër të medieve për shkak të lidhjes me ish-kryeministrin që për 4 ditë mbush 77 vjeç.

Por Francesca nuk dorëzohet, ajo është shprehur se tani kavaljeri, Berluskoni duhet t'i thotë patjetër "PO", propozimit të saj për martesë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.