VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BERLUSCONI MARTOHET ME 28 VJEÇAREN NË NJË CEREMONI SEKRETE!

E Premte, 11.01.2013, 09:29am (GMT1)



Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascale

Silvio Berluskoni është martuar me të fejuarën e tij në një cermoni private në një kishëz. Lajmi është bërë publik nga një mikeshë e tij.

Tri herë kryeministër i Italisë, Berluskoni, 77 vjeç, thuhet se është martuar me ish vajzën e televizionit, Francesca Pascale, 28 vjeç, në një kishë brenda vilës së tij luksoze pranë Milanos, tre javë më parë.

Çifti është takuar kur Pascale, ishte një aktiviste adoleshente në partinë e tij Forza Italia. Marythell Polanco, një prej vajzave të festave të famshme "Bunga Bunga" ka thënë se ajo ka qenë e ftuar një një ceremoni sekrete martesore. E pyetur në një radio italiane, nëse çifti do të martohet, modelja dhe këngëtarja domenikane zbuloi: "Ata janë të martuar tashmë."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.