VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FEJOHET ME TË DASHURIN CHRISTINA AGUILERA

E Shtunë, 02.15.2014, 08:24pm (GMT1)




Christina Aguilera dhe i dashuri i saj, Matt Rutler, janë fejuar. Këngëtarja 33-vjeçe, ditën e Shën Valentinit shkroi në Twitter se ajo dhe producenti i filmave, Rutler, pritet të fejohen.

Çifti është në lidhje që nga fundi i vitit 2010.


"Më pyeti dhe i thash...", ka shkruar ajo, duke e bashkëngjitur edhe një fotografi të sajën me Rutlerin dorë-për-dore  e me unazë në gishtin e saj, transmeton Koha.net.

Aguilera më parë ka qenë e martuar me Jordan Bratman nga nëntori i 2005 deri në tetor të 2010. Ata u shkurorëzuan ditën e Shën Valentinit më 2011 dhe ndajnë përgjegjësinë e kujdesit për djalin e tyre gjashtë-vjeç, Max.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.