VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARI ROBIN THICKE NDAHET NGA E SHOQJA AKTORE PAULA PATTON

E Martë, 02.25.2014, 11:31am (GMT1)



VOAL - NEW YORK (Reuters) - Këngëtari R&B, Robin Thicke, dhe e shoqja aktore Paula Patton thanë dje se janë ndarë pas gati dhjetë vjetësh martesë.

Thicka, këngëtar i "Blurred Lines", i cili shkaktoi sensacion me performancën e vrazhdë në MTV Video Music Awards me Miley Cyrus,  u njoh me aktoren kur ishin adoleshentë dhe u martuan më 2005. Ata kanë një djalë, Julian, i cili lindi më 2010.

"Ne do ta duam gjithmonë njëri tjetrin dhe do të jemi miq shumë të mirë, sidoqoftë, ne kemi tashmë jetë të ndara," tha çifti në një deklaratë të përbashkët.

Thicke, djali  36 vjeç i aktorit Alan Thicke të serialeve televizive "Growing Pains", u nominua për tri Grammy awards më 2014, përfshi regjistrimin më të mirë të vitit për "Blurred Lines."

Patton, 38, luajti me Denzel Washington e Mark Wahlberg në komedinë aksion të vitit 2013 "2 Guns" dhe po ashtu pati rol kryesor sivjet në koemdinë romantike "About Last Night."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.