VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZBARDHET LISTA E 36 TË DASHURVE TË LINDSAY LOHAN

E Enjte, 03.13.2014, 10:21am (GMT1)



SHBA - Colin Farrell, Evan Peters , Wilmer Valderrama, Adam Levine, Zac Efron, Justin Timberlake dhe Joaquin Phoenix.

Këta janë vetëm, disa nga 36 të dashurit e Lindsay Lohan. Dihet që aktorja amerikane nuk e ka aspak probleme bërjen publike të ngjarjeve të jetës së saj, ashtu siç ka publikuar emrat e të dashurve në një listë.

Sipas revistës "In Touch", Lindsay i ka shkruar emrat në një listë më 30 janar të vitit të kaluar, kur ishte duke pirë me një shoqe në një hotel në Beverly Hills.

"27-vjeçarja e ka shkruar këtë listë në përpjekje për t'i bërë përshtypje miqve të saj'-ka thënë një burim sekret për këtë revistë.

Ndërkohë që, po sipas In Touch', aktorja pasi i ka shkruar të gjithë emrat me radhe e ka hedhur tej fletën.

Por si ka arritur kjo listë në dorën e mediave?!

Shumë nga emrat e listës janë fshirë për shkak se personat e pranishëm në të janë të martuar, duke përfshirë këtu edhe, këngëtarin, Justin Timberlake, të cilit fatkeqësisht i doli emri.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.