VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHARLIZE THERON - E BUKUR, POR JO PREJ PASTIKE

E Premte, 03.21.2014, 04:26pm (GMT1)



SHBA - E bukur por jo prej plastike. Ndjek karrierën, por njëkohësisht është një nënë e kujdesshme. E dashuruar por e pavarur. E famshme por me këmbë në tokë. Charlize Theron është një grua e veçantë në panoramën hollivudiane, pasi është shembulli i miliona grave normale në botë.

Sigurisht që statusi prej dive të ndryshon pak, por gjatë një seti fotografik për një revistë mode, bashkë me fotografin Mario Testino ajo që të tërheq nga Charlize Theron është normaliteti i saj.

Mes një ndërrimi të brendshmesh tek një tjetër, Charlize i jep gjallëri setit, ndihmon, jep mendime dhe mbi të gjitha nuk i ndan sytë nga burri i jetës së saj.

Nuk po flasim për të fejuarin Sean Penn, por për Jackson, djalin që adoptoi dy vite më parë.

Charlize e mban gjithnjë afër vetes dhe sa herë ka pak kohë të lirë shkon të luajë me të, ashtu sic bën çdo nënë e përkushtuar, pa u shqetësuar për pamjen, për flokët. Për këtë na pëlqen kaq shumë. Po juve?
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.