VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DAVID GUETTA DIVORCOHET PAS 22 VITE MARTESE

E Djelë, 03.23.2014, 04:54pm (GMT1)


David Guetta dhe gruaja e tij Cathy janë divorcuar pas 22 vjet martese. Çifti, që kishte rinjohur martesën e tyre në vitin 2012 në Ibiza, raportohet se kanë finalizuar divorcin e tyre në një gjykatë parisiene, por nuk ishin prezentë gjatë seancës.

Arsyeja e ndarjes së tyre nuk është bërë e ditur, por ata pritet të vazhdojnë punët së bashku shkaku i bizneseve që menaxhojnë.

Krijuesi i këngës "Titanium" u njoh me Cathyn në vitin 1990 në një klub nate në Paris dhe u martua me të pas dy vjetësh.

Ata kanë dy fëmijë, Timin, 10, dhe Angien, gjashtë, të cilët besohet se do të qëndrojnë me nënën e tyre në Londër.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.