VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CAMPBELL DHE FASSBENDER - DASHURI ME SHIKIM TË PARË?

E Hënë, 04.07.2014, 12:05pm (GMT1)



LONDER - Naomi Campbell dhe Michael Fassbender, dashuri me shikim të parë. Supermodelja dhe aktori i '12 vjet skllav' po frekuentohen prej pak ditësh dhe është pak shpejt për të folur për një love story, por kush i ka parë së bashku betohet që duken një çift që përshtaten shumë me njëri-tjetrin.

Konfirmimi vjen nga disa dëshmitarë që kanë folur për "˜The Sun' të cilët kanë parë Campbell dhe Fassbender të darkojnë së bashku në restorantin Coya të Londrës, por ka edhe nga ata që thonë se i kanë parë të shkëmbejnë puthje pasiononte mes tyre.

Fassbender në 2011 ka fituar Kupën e dhelprës si interpretuesi më i mirë mashkull në Festivalin e 68 të kinemasë në Venezia, për rolin e "˜Shame', një film i Steve McQueen.

Naomi, modelja 44 vjeçare që ka pasur një lidhje të gjatë me biznesmenin rus Vladislav Doronin, është ndarë me këtë të fundit vetëm një vit më parë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.