VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOM CRUISE SËRISH I DASHURUAR - KËSAJ HERE ME ARTISTEN LAURA PEPON

E Djelë, 04.20.2014, 04:29pm (GMT1)


Tom Cruise, aktori i Hollywood-it duket se është sërish i dashuruar dhe si gjithmonë me një kolege.

Fatlumja është Laura Prepon, aktorja që u bë e famshme me seritë televizive "˜Orange Is The New Black'. Me sy jeshil, forma të bukura dhe buzë sensuale, Laura, ka zënë kështu vendin e Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes.

Për momentin duket se çifti se ka bërë publik ende lajmin e marrëdhënies së tyre.

Tom Cruise dhe Laura Prepon janë parë për herë të parë bashkë në nëntor, kur aktori 51 vjeçar takoi Laurën teksa ishte në xhirimet e filmit dhe kanë vendosur të organizojnë një darkë romantike në Manor Hotel të Los Angeles.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.