VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PSE U NDANË PRINC HARRY DHE CRESSIDA BONAS

E Enjte, 05.01.2014, 05:02pm (GMT1)


Voal-online.ch - Jo shumë kohë më parë, Prince Harry dhe Cressida Bonas dukeshin mishërim i një çifti në dashuri - nga udhëtimi romantik për ski në Kazakistan në fund të marsit deri tek puthja e tyre publike ne stadiumin Wembley në fillim të prillit. Por tani romanca e tyre dyvjeçare mbaroi - duke lënë të befasuar analistët e familjes mbretërore.

Atëherë pse u ndanë?

"Cressida nuk e përballoi dot faktin që ajo ishte në qendër të vëmendjes pse ishte e dashura e Prince Harryt jo pse ajo ishte kush ishte," thotë një analiste për PEOPLE.

Një tjetër thotë se 25 vjeçarja Bonas ka dashur gjithmonë që jeta e saj të jetë tejet private dhe u ndesh gjithnjë me natyrën publike të marrëdhënieve të saj me Harryn 29 vje4ar.

"Ajo është e dashur, e ëmbël dhe me këmbë në tokë," thotë një mike e saj që studioi me Bonas në Trinity Laban Conservatoire of Music and Dance. "Ajo nuk fliste kurrë për Harryn. Nuk ishte mburrëse."

Të afërmit e saj thanë se ajo po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Harry. Ndërkohë që Bonas tani po punon në marketing, Harry iu ka thënë miqve se ndarja ia mundëson asaj "të përqëndrohet në karrierën e saj".



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.