VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA ORA - KAM EMOCIONE KUR I SHPREH DASHURINË CALVIN HARRISIT

E Shtunë, 05.24.2014, 08:31am (GMT1)



Këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Rita Ora ka pranuar se ajo e ka pasur të vështirë që t'i shprehë ndjenjat e dashurisë në këngën "I will Never Let You Down" të cilën e ka bërë bashkë me Calvin Harris.

Pop ylli ka refuzuar që të bëjë duet me superyllin birtanik që është producent, për shkak se nuk ka dashur që të ndihet keq kur shkruan dhe shpreh ndjenja për të nëpër këngë.

"Unë mendoj se është ide e keqe. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte. Unë nuk dua të mendoj për atë që mund të thonë mediat. Por ne e shkruam atë këngë dhe ndodhi natyrshëm".

"Kishte një moment kur e kam ditur se do të jetë keq, dhe do të ndihesha keq. T'i shpreh ndjenjat e mia, para Calvin në një këngë është një ide e keqe për mua. Ndihem e emocionuar", është shprehur Rita.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.