VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'STAR' - DIVORCI QË KUSHTON 225 MILIONË DOLLARË

E Mërkurë, 05.28.2014, 08:07am (GMT1)


Sipas një shkrimi në revistën Star, artistja e njohur Julia Roberts ndahet nga bashkëshorti pas 12 vjet martese. Burimi i paidentifikuar ka thënë se martesa e çiftit të famshëm është në krizë prej një kohë dhe se çifti me siguri do të do të ndahet.

Revista Star pohon se artistja po ndahet dhe beteja gjyqësore do të kushtojë 225 milionë dollarë.

Shkak për ndarje është gjoja frika e Julias se bashkëshorti me të cilin është në martesë qe 12 vjet, po e tradhton. Artistja, thënë të drejtën, gjithmonë kishte dyshime sepse bashkëshorti i saj ka qenë i martuar kur e kishin nisur romancën.

Burim i ka thënë revistës e artistja çdo ditë e kontrollon telefonin e tij mobil e zëra për krizën e martesës së tyre kanë filluar kur Julia filloi të paraqitet e vetme nëpër ceremoni të ndryshme.
Julia dhe Daniel kanë tre fëmijë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.