US Weekly - UMA THURMAN MË SHUMË SE MUZË PËR QUENTIN TARANTINON
E Enjte, 05.29.2014, 06:24pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Burim i thashethemit është ajo që konsiderohet më autoritativja në botën e gossipeve dhe që i bën adhuruesit të ëndërrojnë më shumë.
Sipas javores Us Weekly, mes Quentin Tarantinos e Uma Thurmanit ka shpërthyer shkëndija e dashurisë. Tashmë 20 vjet nga Pulp Fiction, filmi i parë ku regjisori e zgjodhi aktoren - e cila më vonë do të ishte muza e tij - si protagoniste, lidhjet profesionale mes tyre duke se janë bërë edhe sentimentale. Kështu është dukur në ditët e Kanës dhe tani revista amerikane ka hamendjet e saj. "Ata kanë pasur një flirt dikur dhe tani janë kthyer bashkë sërish."
www.voal-online.ch
|