VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADAM LEVINE I JEP FUND BEQARISË

E Enjte, 06.05.2014, 06:00pm (GMT1)



Adam Levine dhe e fejuara e tij Behati Prinsloo do të martohen më 19 korrik.

Çifti thuhet se është duke planifikuar që ceremoninë e martesës ta mbajnë në Meksiko, saktësisht në Hotel El Ganzo në Los Cabos.

Sipas Perez Hilton, nata e beqarisë do të mbahet të premten më 18 korrik ndërsa të nesërmen lideri i grupit "Maroon 5" dhe modelja e "Victoria's Secret" do t'i shkëmbejnë betimet.

Një burim gjithashtu ka sqaruar se do të ketë një organizim edhe në një ditë tjetër pas martesës kur mysafirët do t'i thonë lamtumirë të sapomartuarve të cilët do të shkojnë në muajin e mjaltit.

Më parë ishte raportuar se çifti është duke planifikuar që pushimin ta kalojë në Afrikë të Jugut, vendlindja e Behatit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.