VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANTONIO BANDERAS DHE MELAINIE GRIFITH NDAHEN PAS 18 VITESH MARTESË

E Premte, 06.06.2014, 10:02pm (GMT1)



SHBA - Çifti i famshëm i aktorëve, Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kanë vendosur të ndahen pas 18 vitesh martesë.

Sipas mediave, ata kanë vendosur që ndarja të jetë miqësore. Ndarja e pasurisë do të marrë kohë, pasi ata kanë prona në Spanjë dhe në SHBA.

Ky është shkurorëzimi i katërt për Griffith, e cila ka qenë dy herë e martuar me Don Johnson dhe një herë me Steve Bauer. Ndërsa për Banderas, ky është divorci i dytë.

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas kanë një vajzë 17-vjeçare së bashku, ndërsa aktorja ka edhe një vajzë 23-vjeçare (me Don Johnson) dhe një djalë 27 vjeç (me Steven Bauer).
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.