VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MICK JAGGER GJEN TË DASHUR TË RE

E Djelë, 06.08.2014, 02:26pm (GMT1)



Mick Jagger ka harruar vdekjen e L'Wren Scott duke u rehatuar në krahët e një bruneje.

Ylli i Rolling Stones ishte fotografuar duke shijuar momente me një vajzë të re duke dhënë spekulimet e para se ai ka gjetur një të dashur të re.

Mick Jagger, 70 vjeç kishte humbur partneren e tij, L'Wren Scott në Mars.

Scott kishte vrarë vetën në moshën 49 vjeçare në apartamentin e saj në Manhattan.

Si pasojë e kësaj Stones ishin detyruar të ndërpresin turneun në Australi e në atë kohë, Jagger kishte thënë se ndihej i dëshpëruar dhe i shokuar me vdekjen e saj.

Por fotografitë e fundit tregojnë se ai ka lënë tragjedinë pas shpinës duke provuar të vazhdojë me jetën e tij. Ai ishte fotografuar në ballkon në suitën e tij në Zvicër me brunen disa dekada më të re.

Sipas The Sun, që publikoi foton, dyshja ishte takuar në një klub nate javën e kaluar dhe kishin kaluar dy ditë së bashku.

Një burim i kishte thënë The Sun-it: "Ai ka punuar shumë të kthejë Rolling Stones në rrugë. Ai është beqar dhe po argëtohet."

Stones kanë kaluar katër ditë në turin e tyre në Zvicër.

Pas vdekjes së Scottit bendi kishte vazhduar turin në Norvegji në maj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.