VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUSTINI FAJTOR PËR NDARJEN E RITËS ME CALVININ

E Hënë, 06.09.2014, 08:03am (GMT1)



Këngëtari problematik Justin Bieber besohet se është fajtor për ndarjen e Rita Orës nga Calvin Harris.

Sipas TMZ-së, ylli 20-vjeçar është fajtori kryesor për ndarjen e tyre, pasi është dashuruar në Ritën derisa ajo po incizonte këngët në një studio amerikane.

"Calvini e mori vesh se Justini dhe Rita kanë ndjenja për njëri-tjetrin derisa ata po incizonin një këngë së bashku", ka thënë një burim.

"Ai e dëgjoi se janë dashuruar- ajo i ulej në prehër dhe ai prekte prapanicën e saj", ka shtuar burimi.

Krijuesja e hitit "R.I.P" ishte shpërngulur në Los Angeles për të qenë më afër 30-vjeçarit, por ai veçse i kishte larguar gjërat e Ritës nga shtëpia e tij.

"Ai i largoi të gjitha gjërat e saj... ai realizoi edhe disa këngë për të, por tani nuk do të lejojë publikimin e tyre".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.