VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHET NGA BANDERAS - GRIFFITH KËRKON KUJDESTARINË E QENVE

E Hënë, 06.16.2014, 07:49am (GMT1)


Pas ndarjes së Antonio Banderas nga Melanie Griffith, aktorja po kërkon të fitojë kujdestarinë e tre qenve që kishte adoptuar sa ishte e martuar me Banderasin. Aktorja është e vendosur të fitojë kujdestarinë e qenve pas kërkesës së shkurorëzimit nga aktori në 6 qershor, pas 18 vjetëve martesë.

Sipas TMZ, 56- vjeçja mendon se është kujdestare më e mirë dhe beson se qentë janë të lidhur më shumë me të. Pas marrëveshjes mbi kujdestarinë e vajzës së tyre më të re, Stela Bandera, Melanie dhe Antonio duhet të merren vesh për kujdestarinë mbi tre qentë që i kishin marrë vitin e kaluar.

Qentë ishin adoptuar nga qendra e shpëtimit të kafshëve pak pasi që çifti kishte humbur dy qentë e familjes. Në atë kohë Melanie dhe Antonio "kishin rënë në dashuri" me ta dhe menjëherë i kishin marrë në shtëpinë e tyre.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.