VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELINA JOLIE IA NDALON BRAD PITTIT TAKIMET ME UMA THURMANIN DHE QUENTIN TARANTINON

E Hënë, 06.16.2014, 03:56pm (GMT1)



Aktorja e famshme hollivudiane Angelina Jolie vazhdimisht është në shënjestër të medieve dhe këtë herë ajo ka rënë në sy të publikut për shkak të kolegëve, aktores Uma Thurman dhe regjisorit Quentin Tarantino.

Sipas disa burimeve të panjohura, Brad dhe Angelina shpesh grinden për shkak se ai këmbëngulë që të shoqërohet me këta të famshëm, por Angelina për shkak të gjërave të pazgjidhura nga e kaluara dhe mosmarrëveshjeve mes Quentin dhe Uman nuk ka ndërmend të bisedojë.

"Angelina nuk dëshiron që Bradi të rri shumë me Quentin sepse ajo beson se ai ka ndikim të keq mbi të", ka thënë një burim i afërt i Angelinas, i cili shtoi se aktorja ka një "problem", kur bëhet fjalë për kolegen e saj Uma Thurman.

"Në vitin 2003, Angelina ishte akuzuar për një aferë me aktorin Ethan Hawke, ndërsa ai ishte i martuar me Uma Thurman, prandaj Jolie ndihet shumë në siklet kur është në shoqëri me Uman," shtoi burimi.

Brad mendon se mënyra më e mirë për të tejkaluar çdo mosmarrëveshje midis aktorëve, është takimi i dyfishtë, por Angelina nuk do as të dëgjojë për këtë.

"Brad është i zhgënjyer sepse nuk mund të kalojë më shumë kohë me miqtë e tyre, por me të vërtetë Angelina nuk dëshiron që të shoqërohet me ta, prandaj edhe këta të dy argumentojnë shumë në lidhje me këtë," thotë një burim i afërt me aktoren.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.