VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KELLY CLARKSON BËHET NËNË

E Hënë, 06.16.2014, 04:08pm (GMT1)



Këngëtarja Kelly Clarkson ka bërë me dije në Twitter se ka sjellë në jetë një vajzë.

Clarkson ka treguar gjithashtu se emrin ia ka vënë River Rose Blackstock.

"Ju faleminderit të gjithëve për urimet tuaja të këndshme. Brandon dhe unë jemi në qiellin e 9-të", ka shkruar Clarkson në Twitter.

Ky është fëmija i parë i këngëtares me bashkëshortin Brandon Blackstock të cilët u martuan vitin e kaluar. Blackstock punon në industrinë e muzikës si menaxher.

Këngëtarja 32-vjeçe njihet për hitet e saja si "Stronger" dhe "Since U Been Gone".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.