VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEYONCE E JAY Z NUK JANË NDARË - BASHKË NË TEATËR

E Hënë, 06.16.2014, 04:26pm (GMT1)



Spekulimet se martesa e Beyonces dhe Jay-Z po kalon në një fazë të vështirë kanë rënë poshtë, kur çifti kanë shijuar një vizitë në teatër.

Yjet ishin parë duke u larguar nga Teatri, ku kishin shikuar shfaqjen "A Raisin In The Sun", e ku rolin kryesor e luan Denzel Washington.

Këngëtarja e famshme kishte shkëlqyer me pamjen e saj teksa kishte veshur një kostum dhe e kishte kombinuar me një palë sandale të zeza.

Ndërkohë që Beyonce dukej shumë e lumtur, ajo ishte e rrethuar nga sigurimi i saj.

Çifti ishte futur në teatër para se të niste shfaqja dhe e kishte lënë atë para mbylljes së perdeve.

Dyshja e famshme janë duke kaluar më shumë kohë së bashku para nisjes së turit të tyre në Miami në 25 qershor.

Kjo sepse përgatitjet për koncert janë shumë më intensive pasi ato ishin shtyrë muajin e kaluar për shkak të martesës së Kanye West dhe Kim Kardashian.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.