VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA ORA THYEN HESHTJEN - FLET PËR ISH TË DASHURIN

E Hënë, 06.16.2014, 04:29pm (GMT1)



Rita Ora dhe Calvin Harris mbeten në ato historitë me një fund jo të mirë, ku përdorën rrjetet sociale për tu ndarë nga njëri-tjetri. Këngëtarja e cila ishte çuditur nga xhesti që kishte kryer Calvin, ka deklaruar në një intervistë se të gjitha kujtimet që kanë përjetuar, do t'i ruajë si një thesar. Pas shumë kohësh, Rita Ora ka shkruar në Tëitter për herë të parë pas ndarjes së saj me Harris: "Kujtimet e bukura që kam me Calvin, do t'i ruaj si thesar. E kam lënë prapa krahëve këtë histori të bukur, jeta vazhdon dhe unë shoh me kokën përpara, jo mbrapa". Rita dhe Calvin kishin filluar të shoqëroheshin në muajin maj të vitit 2013. Edhe më herët ajo ka pranuar se ishte shumë e vështirë të mbanin një marrëdhënie në distancë.

(Albeu)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.