VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH E DASHURA E CLOONEYT TREGON SI E DËSHTOI BEBEN

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:41am (GMT1)



Artistja italiane dhe modelistja Elisabetta Canalis pas lidhjes me artistin e Hollywoodit George Clooney ka filluar lidhjen me Brian Perry-n me të cilin priste fëmijën e tyre të parë.

Elisabetta para disa ditësh ka zbuluar se e ka humbur fëmijën me abort spontan dhe se për këtë shkak dëshiron në çdo mënyre t'i ndihmojë femrat që e kanë pasur këtë fat.

"Për fat të keq, jeta ju njeh me realitetin kur më së paku e prisni. Edhe pse mendoni se nuk jeni mjaft të fuqishme, vazhdoni më tutje sado që është shumë vështirë ta pranoni. Në të vërtetë kurrë nuk do të pranonin se zemra që ka rrahur në ju, ka pushuar ", ka thënë Elisabetta.

Italiania e bukur është e njohur për publikun pas lidhjes 18 mujore që e pati me artistin George Clooney që përfundoi në vitin 2011.
Elisabetta me këtë shembull deshi t'iu ofrojë përkrahje të gjitha femrave që kanë pasur abort spontan.

"Dua t'iu them femrave që e kanë pasur fatin tim të mbeten të forta pasi jeta ecën tutje. Ajo që u ka ngjarë nuk është gabim i askujt, thjesht natyra ndonjëherë luan me ne pakëndshëm."

"Këto gjëra vetëm duhet t'i pranojmë . Është me rëndësi që pranë vetes e kam burrin që do t'ia dëshiroja çdo femre. E ardhmja është përplot befasi dhe fat. Shpresa më jep fuqi për më tutje."kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.