VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHAKIRA REFUZON MARTESËN ME PIQUE

E Enjte, 06.19.2014, 07:28am (GMT1)



Shakira nuk është duke u ngutur për të kurorëzuar lidhjen me Gerard Pique duke thënë se martesa nuk do ta ndryshonte apo përmirësonte raportin mes tyre.

Krijuesja e hitit "Hips Don't Lie" është në lidhje me futbollistin spanjoll që nga viti 2010 dhe kanë së bashku një djalë me emrin Milan.

Ndërsa, këngëtarja thotë se për momentin shkuarja drejt altarit nuk është një prioritet për çiftin.

"Ne tashmë i kemi gjërat themelore. Kemi një bashkim, dashuri për njëri-tjetrin dhe një fëmijë".

"Mendoj se këto aspekte të lidhjes sonë tashmë janë krijuar, ndërsa martesa nuk do t'i ndryshojë ato", ka thënë 37-vjeçarja për revistën Glam Belleza Latina.bw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.