VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MADONNA NË LIDHJE ME DJALOSHIN 30 VJET MË TË RI

E Premte, 06.20.2014, 07:24am (GMT1)



Duket se Madonnës nuk i është dashur shumë kohë për të gjetur djalin tjetër pas ndarjes nga më i riu Brahim Zaibat.

Se Madonna (56 vjeçe)i do djemtë e rinj e konfirmon e dhëna e re se pop diva shihet çdo ditë me koreografin dhe me valltarin 26 vjeç Timor Steffensin.

Pra, Madonna dhe Timor janë parë duke shkuar bashkë në një shfaqje në Brodway. Disa medie shkruajnë se ata argëtohen tash e disa muaj.

Burimi për "E!" pohon se çifti është parë që nga janari i këtij viti disa herë, madje dhe në ndarjen e çmimeve Grammy në Los Angeles.

Siç thekson më tej burimi, Madonna dhe Timor janë njohur vitin e shkuar në Zvicër. Por burimi shton se lidhja e tyre nuk është serioze.

"Bëhet fjalë për një lidhje joobligative", përfundon burimi.

Timor ka një biografi lakmuese, ka vallëzuar me Beyoncen, Michael jacksonin dhe Cris Brownin e duke se valltarët e rinj janë gjithnjë e më të popullarizuar te këngëtaret.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.