VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIRANDA KERR MOHON LIDHJET ME BRAD PITTIN

E Djelë, 06.22.2014, 08:34am (GMT1)



Miranda Kerr i ka quajtur "qesharake" lajmet se ajo është në një lidhje sekrete me aktorin Brad Pitt.

Modelja 31-vjeçare ka refuzuar të komentojë këtë ngjarje derisa ka thënë se do të "kalonte gjithë ditën duke komentuar për këtë spekulim".

"Jam takuar vetëm njëherë me të. Agjenti im më ka dërguar këto lajme dhe më pyeti nëse dua të komentoj ndonjë gjë", ka thënë ajo për revistën "Vogue".

"Nuk mendoj se kam arsye pasi kjo gjë është qesharake. Nëse filloj, atëherë do të kaloja gjithë ditën duke komentuar", ka shtuar ajo.

Kerr ka thënë se ajo është "duke e shijuar jetën si beqare" pas ndarjes nga Orlando Bloom, me të cilin kishte një lidhje shtatëvjeçare.

"Isha në një lidhje për një kohë të gjatë- shtatë vjet me Orlandon- është shumë e rëndësishme për mua që të qëndroj me djalin tim dhe të fokusohem në punë", ka theksuar ajo.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.