VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STEWART NË BETEJË GJYQËSORE ME RIVERS

E Mërkurë, 06.25.2014, 06:50am (GMT1)


Kristen Stewart raportohet se është duke e kërcënuar me padi Joan Riversin lidhur me komentet që ka bërë për aferën e saj me regjisorin Rupert Sanders.

Aktorja e filmit "Twilight" thuhet se është e pakënaqur me komentet që ka ka bërë Rivers në librin e saj të fundit "Diary of a Mad Diva".

Në libër, Rivers ka shkruar: "Shumë yje e bëjnë mirë vetëm një gjë. Natyrisht, kjo i shkon për shtati Kristen Stewartit, të cilës i ka shkuar e gjithë karriera kur fjeti me regjisorin".

Pasi dëgjoi se Kristen kishte ngritur padi kundër saj, Rivers ka thënë se mezi pret të përballet me të në gjykatë, pasi aktorja e re ka shumë për të mësuar.

"Tani jam paditur nga Kristen Stewart. Siç po shihet ajo nuk e ka lexuar faqen e parë, e cila thotë se është një libër komik. Mezi pres të takohem me të në gjykatë", ka thënë Rivers.

"Avokati i saj kontaktoi me timin, që tregon edhe sensin e humorit që ka ajo. Përgjigja ime për të ishte, "˜Ndjehu mirë që nuk je Kardashian sepse ato përmenden më shumë në libër".kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.