VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELIZA DUSHKU NDAHET NGA I DASHURI

E Mërkurë, 06.25.2014, 07:19am (GMT1)


Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është ndarë nga i dashuri Rick Fox.

Çifti ishte në lidhje që nga viti 2009, ndërsa Eliza e ka konfirmuar ndarjen nga ish-basketbollisti.

Po ashtu, aktorja me origjinë shqiptare ka treguar se është kthyer të jetojë në Massachusetts, pasi jetoi për 22 vjet në Los Angeles.

"Rick është një djalë nga L.A., ndërsa unë jam një vajzë nga Bostoni... Më shumë preferoj të kem fizikisht ftohtë këtu, sesa emocionalisht në L.A".

"Më ka munguar qyteti im dhe familja ime", ka deklaruar Dushku për The Boston Globe.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.